Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sa i përket marrëveshjes me Serbinë ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes prandaj Kurti i ka dy rrugë që mund ti zgjedhë.
“Është diskutuar se Lugina e Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes, jo vetëm që nuk është pjesë e marrëveshje po as nuk po flitet për të, kryeministri i ka dy rrugë, ja të bashkohet me interesat e qytetarëve të Kosovës ja të bëhet pjesë e pazarve politike qysh tashmë është në atë rrugë, tha ai.
E sipas tij e gjitha kjo do të shkojë në dëm të qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta10.
“A do të ketë tym ose jo kjo është e qartë për mua, tym i zi për Kosovën tym i bardhë për kryeministrin Kurti”, tha Molliqaj.