
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kaluar natën e dytë në suitë, larg banorëve të tjerë në Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta10.
Në një dhomë të veçantë veçmas, dyshja shijuan momente romantike së bashku.
Gjatë kësaj kohe të tyre nuk munguan bisedat, batutat, lojërat, të qeshurat, puthjet e përqafimet.
Të njëjtit do të qëndrojnë edhe sonte në suitë, pasi iu lejua nga ‘Vëllai i Madh’ deri në spektaklin e së martës.
Ishte moderatorja e njohur që e kërkoi këtë si dëshirë duke qenë se ishte njëra nga fitueset e lojës së imitimeve.
Kiara dhe Luizi po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë përkushtimin, dashurinë e ndjenjat për njëri-tjetrin.
Ata kanë diskutuar për shumë gjëra, për raportin e tyre jashtë, pushimet e mes tjerash edhe për një dasmë./Gazeta10