
Një varkë me 100 pasagjerë u përmbys gjatë rrugës për në ishullin Blue Lagoon në Bahamas.
Një turiste amerikane ndërroi jetë, ndërsa dy persona të tjerë u dërguan në spital.
Viktima ishte një grua 74-vjeçare, ajo u gjet pa ndjenja kur pasagjerët e nxorën nga uji.
Pamjet tregojnë kur pasagjerët ‘luftojnë’ me jetën për t’u shpëtuar. /Gazeta10/