Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Momenti më romantik i Ramushit dhe Anitës gjatë ditëlindjes së komandantit

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 9:10

Të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 56-të politikani i njohur, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast i është organizuar një festë me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë.

Nutricionistja Diola Dosti ka ndarë një video të tyre nga festa, ku shihet Ramushi me Anita Muçajn në një moment romantik.

Prezantuesja e lajmeve, tani edhe analiste në reality show Big Brother VIP Kosova, shihet duke i dhënë një përqafim politikanit, ndërkohë që duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ata veç kësaj kanë festuar edhe përvjetorin e martesës, të cilët janë bashkë për më shumë se 20 vite.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem.

Anita në ndërkohë shpesh ka folur për raportin me Haradinajn dhe për vitet që kanë jetuar bashkë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.