
Ekipi i promovuar këtë sezon në Serie A, AC Monza, ka arritur fitoren e parë në histori në elitën e futbollit Italian ndaj Juventusit, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta10.
Në pjesën e parë, “Zonja e Vjetër” mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Angel Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.
Momenti vendimtar në këtë ndeshje ishte ai I minutës së 74-të, ku Christian Gytkjaer kaloi Monzan në epërsi.
Goli i Gytkjaer i dhuroi Monzas fitoren më të rëndësishme në histori të klubit.
Për Juventusin kjo ishte humbja e parë këtë stinor në Serie A. /Gazeta10/