Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata ka folur së fundmi për “The Athletic”.
Kapiteni i “La Roja”, ka thurrur lëvdata për yllin 17-vjeçar të Barcelonës, Lamine Yamal.
“Të jem i sinqertë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai”.
“Mjaftoi një seancë stërvitore për të kuptuar se ai është ndryshe, ai është një nga fenomenet, ai është i jashtëzakonshëm”,- tha Morata për “The Athletic.
Përndryshe Morata, së bashku me Yamal fituan EURO 2024 duke mposhtur Anglinë në finalen e Berlinit këtë verë.