Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mos më ndërprejë t’lutem” – Teologu Bajrami për Valon Sylën: Djallëzim – I nxiti qytetarët

Gazeta10
17 April 2023 - 22:20

Të ndalur e ka quajtur teologu Mustafë Bajrami komentimin satirik të gazetarit Valon Syla për dhuratën e blerë nga “xhemati” për hoxhën nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Ai tha se një formë e tillë e publikuar në opinion është e ndalur sipas dispozitave të islamit.

“Ato çka i thotë për Isën e Muhamedin, islamin, xhenetin e natën e varrit, sipas normave juridike islame është e ndalur. A i pëlqen dikujt a jo, nuk e di. Dhe këto shprehjet e tij pastaj kanë ngjallur reagime te disa të rinj. Një hadidh i Pejgamberit, shkoni dhe ndaleni me dorë, nëse nuk mundeni me këshillë (gojë), me zemër.”, tha teologu.

Ai ka vazhduar duke thënë se hoxhollarët në Kosovë gjithmonë janë paragjykuar nga shoqëria.

“Ngjarjet e mëdha që i kumtojnë shumë, kurrë nuk lidhen rastësisht. Ajo çka ka ndodh me hoxhën Mazllum Mazllumi dhe në përgjithësi hoxhollarëve është rezultat i një djallëzimi të një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët.”, tha tutje Bajrami në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.