Gazeta10

“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru” – Përplasje mes Ramës dhe Shalës e Hajdarit për Kurtin

Deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobar se ka politikanë që janë mësuar të mbijetojnë nga kriza, ka nxitur debat të ashpër mes analistëve në studion e “Politiko” me Kushtrim Sadioku në Kanal10.

Përderisa analistja Fatime Hajdari tha që Escobar e kishte fjalën për Vuçiqin për shkak të protestave të shumta që po organizohen në Beograd, gazetari Fidan Rama ka pyetur Hajdarin se si ka ardhur Kurti në pushtet?

Në këtë përplasje të ashpër Rama tha se Escobari e kishte fjalën për të dytë edhe Kurtin edhe Vuçiq, duke thënë se të dytë mbijetojnë për shkak të krizave. “Vuçiqi për shkak të dështimit të brendshëm dhe Kurti për shkak të dështimit në qeverisje prodhon krizë në veri”, tha Rama.

Rama tutje tha se Kurti ka qenë kundër Rambujesë, kundër UNMIK-ut, Ahtisarit, Pavarësisë, Flamurit, kundër shtetit, ai i ka ba një milion lëvizja me ardh në pushtet dhe me e përshkru si një njeri paqësor,mos iu shit pallavra njerëzve i tha ai tutje Hajdarit.

Pas kësaj deklarate të Ramës ashpër reagoi Shala duke thënë se nuk është e mundur ai me i fitu 51% duke vepru kështu siç po thotë Rama.

“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru”, iu tha Rama, Shalës dhe Hajdarit. /Gazeta10/

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat