Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka komentuar vendimin e parë të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe.
“Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Sërpska ka qenë i ndikuar politikisht edhe ka vënë në dilemë dhe ka sjellë reagimin vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Kryeziu.
Megjithatë, Kryeziu ka theksuar se PZAP ka dhënë një interpretim të drejtë të certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe. /Gazeta10/