Gazeta10

Moszbatimi i marrëveshjes, Lajçak thotë se Kosova dhe Serbia s’janë të gatshme për normalizim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përsëritur qëndrimet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, duke thënë se kjo është e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të këtyre shteteve.

Duke folur në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në kryeqytetin bullgar, Lajçak ka vënë theksin në rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve nga të dyja palët.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet,” tha Lajçak, duke përçuar një mesazh të qartë se mundësitë për ndryshime ose rinegocime janë jo-ekzistente. “Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje,” shtoi ai, duke theksuar nevojën për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për normalizim.

Ndërsa e përshkroi dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme dhe me përkrahje të fortë nga SHBA-ja, Lajçak e cilësoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi si “procesin më strategjik në Ballkanin Perëndimor”, me një ndikim të gjerë në tërë rajonin.

Në lidhje me moszbatimin e marrëveshjeve, Lajçak tha se një nga pengesat kryesore qëndron te gatishmëria për normalizim nga të dy palët.

“Me marrëveshjen e Ohrit, nuk besoj se palët ose shoqëritë janë të gatshme për këtë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se edhe përkundër përparimit, dy liderët – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq – përballen me kritika të ashpra nga opozita, duke theksuar se në realitet ata meritojnë përgëzime për përpjekjet e tyre drejt normalizimit.

Ai ka folur edhe për rrugëtimin e tij pesë vjeçar si ndërmjetësues.

“Kemi pasur periudha normalizimi e pastaj menaxhim të krizave, kështu ka qenë gjithë mandati”, tha Lajçak, i cili ka përmendur sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj, si dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar kur u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sulmin në Banjskë e ka quajtur si “shkelje shumë serioze të sigurisë”.

Për bisedimet e ardhshme në Bruksel lidhur me çështjen e “dinarit”, Lajçak shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në propozimet e BE-së.

“Diskutimet janë konstruktive dhe palët janë duke bërë përpjekje për gjetje të zgjidhjes,” deklaroi ai, shtuar se idetë e paraqitura nga BE-ja janë pranuar nga të dyja palët dhe synimi është që të finalizohet marrëveshja javën e ardhshme.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë