Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Gazeta10
08 July 2025 - 14:33

Stuhia e paparë që shkatërroi Splitin, preku edhe ata që e gjetën veten në det të hapur, që postuan pamje nga anija.

“Ishte e tmerrshme. Nuk ishte rehat në anije, por tani gjithçka është në rregull”, tha një kroat, duke shtuar se nuk kishte frikë se do të përmbysej sepse ishte një anije e madhe.

Anija lundroi, shtoi ai, sepse askush nuk e priste një stuhi të tillë.

“Parashikimi thoshte se do të kishte shi dhe bubullima, por jo diçka të tillë”, vuri në dukje ai.

Ndryshe pjesë të ndryshme të Kroacisë, në veçanti Spliti është goditur nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi dëme materiale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.