Lajme

Moti për sot

Gazeta10
18 Janar 2025 - 7:57

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për të shtunën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes dhe gjatë natës së shtunë do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për të dielën, IHMK-ja bëri të ditur se parashikohet të ketë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell, ku në mëngjes dhe gjatë natës parashihet ngrica dhe kushte për mjegull.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shkurt 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.