
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu, raporton Gazeta10.
Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 17-26 gradë celcius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./Gazeta10