
“Prishtina Weather”, ka publikuar motin për sot dhe ditët në vijim, raporton Gazeta10.
Kështu, sot pritet të ketë mjegull ultësirave si dhe një mot të kthjellët dhe me diell në pjesët e tjera.
Mot i ngjajshëm pritet të mbajë edhe ditëve në vijim.
Shypja atmosferike mbetet e lartë.
Këtu keni postimin e plotë:
1.01.2023 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave. Kthjellët dhe me diell në pjesët tjera.
2.01 – Kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit mjegull.
3.01 – Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave. Në pjesët tjera kryesisht me diell.
4.01 – Vransira, me mundësi për riga shiu gjatë ditës.
Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, minimalet luhaten ndërmjet 0C e 2C, lokalisht edhe në vlera negative deri në -2C. Ndërkaq ato maksimale luhaten ndërmjet 10C e 12C, vende-vende edhe deri në 14C. Patjetër, që në vise ku mjegulla mund të mbetet më gjatë, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.
Kryesisht dominojnë qetësitë, e herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale. / Gazeta10