
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me kushte të qëndrueshme dhe do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit temperaturat minimale do të jenë 7-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 21-29 gradë Celsius si dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes./Gazeta10.
