Lajme

Moti sot: Paradite me diell, pasdite me vranësira

Gazeta10
01 Gusht 2022 - 8:11

“Prishtina Weather” ka njoftuar se moti për sot do të jetë fillimisht me diell, kurse ditën pjesërisht me vranësira, raporton Gazeta10.

Temperaturat minimale, gradualisht në rritje do të luhaten mes 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

“Prishtina Weather” po ashtu ka dhënë edhe informacione për erërat dhe shtypjen atmosferike për motin për ditën e hënë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimish jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C.

31.07.2022 – Ditëve të para të gushtit po parashihet të kemi mot stabil, kryesisht me diell. Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët.

2.08 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.

4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C..

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale” thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.