Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

MPB-ja aktivitet me mërgimtarët për parandalimin e të shtënave festive

Gazeta10
25 July 2023 - 15:43

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, e ka zhvilluar një aktivitet për mërgimtarët që vinin në Kosovë nga pika kufitare e Merdares.

Gashani pasi iu dëshiroj mirëseardhje atyre, diskutoj me ata rreth pasojave të shtënave festive dhe për aktivitetin që MPB-ja po e zhvillon me moton “Festo me zemër, jo me armë”.

Ai theksoi se mërgimtarët janë aset dhe i sjellin vendit gjallëri.

“Ju kemi përzgjedhur ju, me qëllim që të na ndihmoni të shpërndani këtë mesazh për rrezikun që kanë të shtënat festive dhe të raportoni rastet te Policia e Kosovës. Vetëm duke punuar së bashku mund të ndihmojmë në parandalimin e kësaj dukurie negative e cila i përket së kaluarës”, iu tha Gashani mërgimtarëve të cilët po vinin në vendlindje. Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, gjatë bashkëbisedimit me mërgimtarë, vuri në dukje rreziqet që vijnë nga të shtënat me armë, por edhe pasojat juridike që do t’i kenë qytetarët që shtënë me armë, prandaj theksoi ai është e rëndësishme që të festohet pa armë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa mërgimtarët mirëpriten nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në parandalimin e të shtënave festive dhe theksuan gatishmërinë e tyre që të njëjtat mesazhe që morën sot, do t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht fushatën “Festo me zemër, jo me armë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.