
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se e mbëshetë BE-në në përpjekjet për ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Përmes një komunikate për medie MPJ e Francës, ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet që tashmë janë arritur, derisa u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të përmbahen nga “masat e njëanshme” që mund të nxisin tensionet.
“Ne u bëjmë thirrje dy palëve që të vazhdojnë diskutimet e tyre në ditët në vijim në frymën e kompromisit, të zbatojnë marrëveshjet që tashmë janë arritur dhe të përmbahen nga marrja e çdo mase të njëanshme që mund të nxisë tensionet”, thuhet në këtë komunikatë.
Reagimi i shtetit të Francës vjen një ditë pas takimit të Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel. Takim ky që rezultoi pa asnjë marrëveshje./Gazeta10