
Liria ka pësuar humbjen e tretë në stinorin pranveror.
Skuadra nga Prizreni është mposhtur në Klinë nga Dukagjini me shifrat 2-1, me klinasit që shënuan në minutat e fundit të ndeshjes me anë të një penaltie, e cila ishte e dyshimtë sipas Lirisë.
Madje, këta të fundit thanë që kjo fitore e Dukagjinit u bë e mundur nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Vigan Ibërdemaj.
Deklarata e plotë e klubit nga Prizreni, Lirisë:
“Referim skandaloz në Klinë.
Vigan Ibërdemaj regjisor i fitores.
Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin.
Ndonëse, loja u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Ibërdemaj dhe , ajo pati përfundim absurd.
Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99 u akordua penallti e cila u perserit derisa Dukagjini shënoi gol.
Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë per turp Viganit dhe shokëve të tij.
Ne, na u vidh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë.
Ftojmë organet e FFK-së që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kan çka kerkojnë në Prizren.
Ne, nuk do të dorëzohemi.
Do të luftojmë ndershëm deri në fund.”
Liria është e fundit në tabelë, me vetëm 9 pikë të tubuara në 21 ndeshje të zhvilluara të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.