
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se greva në Suharekë vazhdon, raporton Gazeta10,
Muharremaj e ka konfirmuar vazhdimin e grevës në komunën e tij teksa ka thënë se s’mund t’i bëhet presion grevsitëve.
“Po është e vërtetë, tash shikoni ne kryetarët e komunave nuk mund të bëjmë presion”, ka thënë i pari i Suharekës.
Tutje, ai ka thënë se ai si kryetar po vazhdon t’i kryejë punët e tij.
“Ne vazhdojmë t’i kryejmë punët tona në terren si kryetar i komunës së bashku me drejtorët ata vazhdojnë grevën. Kështu që po presim”, ka thënë ai.
Muharremaj ka thënë se është gëzuar që ka fituar Ballkani ndaj Prishtinës teksa komunën e tij e ka vlerësuar si kampione.
“Po normal që u gëzuam pasi që vërtetë një qytet i vogël, një qytet kampion, e mposhti edhe Prishtinën”, ka shtuar më tej Muharremaj. / Gazeta10