Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muja edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit tregohet optimist- Ja sa përqind mendon se do të shkoj VV-ja

Gazeta10
09 November 2024 - 18:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.

“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, ka deklaruar Muja.

Ai ka thënë se presin që rezultati të jetë mes 53-54 përqind.

“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Muja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.