
Armend Muja nga VV-ja teksa ka folur për zhvillimet e fundit në katër komunat e veriut të Kosovës, ka përmendur zgjedhjet lokale që ishin organizuar në Kosovë më 2013,-ën ku të njëjtat u shtyn për shkak të sekuestrimit të kutive të votimit.
Deputeti Muja tha në POLITIKO se prapa këtyre akteve ishte komandanti i xhandarmërisë serbe, Aleksandar Filipoviqi i cili pas tri viteve tjera, ishte dënuar për puçin politik në Mal të Zi, transmeton Gazeta10.
I njëjti sipas tij, ka qenë edhe njeri i afërt i shefit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim, Aleksandar Vulin.
“Kjo ka qenë një storje që ju ka treguar edhe kosovarëve, por që s’është i vërtetë. Ka pas zgjedhje lokale në vitin 2013. Nëse ju kujtohet ato u dashtë me u shty për një kohë. Sepse, figura me maska erdhën e i thyen kutitë e votimit. Prapa saj ka qenë ish-komandati i xhandarmerisë serbe.”, tha Muja.
Ai ka kujtuar edhe momentet tjera politike të vitit 2016, siç ishte rasti ish-kryenegociatores për dialog Edita Tahiri, ku një ditë pasi ajo kishte pirë kafe në hotelin “Dolce Vita”, kishte shpërthyer një zjarr i madh.
Po ashtu, njësoj kishte ndodhur edhe me Hashim Thaçin i cili pas qëndrimit të tij në Gazivod, objekti ku piu kafe u gjuajt me bombë.
“Aleksandar Filipoviqi ka qenë njeri i Vulinit atje. Ai bashkë me Radojqinin i kanë udhëheq këto grupe kriminale edhe sot po ashtu, me misionin e vetëm që të parandalohet çdo formë janë kundër integrimit dhe normalitetit atje, që të mbrohen interesat e shteti serb, që ajo pjesë të mos integrohet dhe të jetë vatër krimi.”, tha Muja në Politiko./Gazeta10