Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muja nuk është ende gati për të bërë debutimin me Antwerpin

Gazeta10
10 Gusht 2022 - 17:36

Arbnor Muja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Antwerpit në përballjen kundër Lillestrom, e cila luhet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues, shkruan Gazeta10.

Muja që u zyrtarizua të dielën si futbollist i Antwerpit, duket se duhet të presë edhe pak për të bërë debutimin me skuadrën belge.

Trajneri i Antwerpit, Van Bommel, ka deklaruar se Muja ende nuk ka të drejtë lojë në garat e UEFA-s dhe gjithashtu tekniku holandez ka thënë se sulmuesit mitrovicas i duhen edhe disa stërvitje për të qenë i gatshëm për lojë.

“Do të doja që Muja, Ekkelenkamp dhe Avila t’i luanin disa minuta, por ata ende nuk kanë të drejtë të luajnë në Evropë. Muja ende nuk e ka përfunduar një stërvitje të plotë me grupin dhe i duhet edhe pak kohë që të jetë gati”, deklaroi Van Bommel.

Debutimi i Mujës mund të ndodhë këtë vikend në kampionatin belg, ku Antwerpi luan kundër Eupenit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.