
Në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve, nga ora 21:00 do të ballafaqohen Barcelona dhe Antwrpi.
Në radhët e skuadrës nga Belgjika luan edhe sulmuesi kosovar Arbnor Muja i cili pritet që ta ketë besimin e trajnerit Van Bommel dhe të startojë nga minuta e parë kundër gjigantit spanjoll.
Barcelona nga ana tjetër kërkon që ta nis mirë para tifozëve të vet dhe për skuadrën ë Xavit opsioni i vetëm janë tri pikët e plota.
Këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Cancelo, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, De Jong, Gundogan; Yamal, Lewandowski, Felix
Antëerp (4-3-3): Butez; Bataille, Van den Bosch, Coulibaly, De Laet; Keita, Ekkelenkamp, Vermeeren; Balikwisha, Janssen, Muja