
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e ka akuzuar deputetin e Partisë Demoraktike të Kosovës për shkatërrimin e Trepçës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Trepça ka punuar me humbje që nga viti 2016.
“Një korrektësi, Trepça ka punuar me humbje që nga viti 2016, tek tash janë zvogëluar humbjet. Kur kemi ardhur ne në pushtet 5 milionë euro janë paguar borxhe. Trepçën e ke shkatërruar ti personalisht me krejt konjekturën tënde. Ti, ti”, tha Muja.
Për këtë reagoi deputeti Shala, i cili e quajti të pa ditur dhe problematik, deputetin Muja.
Deputeti Shala e ka replikuar më pas duke i thënë se ai nuk është askush në asnjë rrafsh.
“Armend, po më befason, sot çka paske… Armend, seriozisht nuk je askush, as politikisht as intelektualisht, as profesionalisht nuk je. Mundesh me fol me I përdorë kamerat, dhe me drejtuar gisht, por bash askushi s’je hiq. Në as një aspekt me ma drejtuar gishtin. Je një i pa ditur, je një problematik, je ai që i shfrytëzon mediat dhe një djalë që mjerisht e që është fatkeqësi e atyre që të mbajnë në këto pozicione”, tha ai. / Gazeta10