
Sipas burimeve të Kanal10, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka ndaluar zyrtarin policor me inicialet B.H.
Burimet e Kanal10 bëjnë të ditur se ndalimi është bërë gjatë kohës kur ai po performonte në një dasmë, pasi, përveç detyrës si zyrtar policor, merret edhe me muzikë.
Rrethanat e ndalimit dhe dyshimet që lidhen me rastin nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht.
Kanal10 ka kontaktuar IPK-në për konfirmim dhe detaje shtesë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. Në momentin që autoritetet dalin me njoftim zyrtar, lajmi do të përditësohet./Gazeta10