
Jugosllav Radevič është personi i arrestuar mbrëmjen e së shtunës gjatë aksionit të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale në disa lokacione të ndryshme.
Arrestimi i tij lidhet me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë në vazhdim dhe, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës, nuk janë bërë publike më shumë detaje.
Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se Jugosllav Radevič dyshohet të jetë i përfshirë edhe në rastin e Kalludrës, ku autoritetet po zhvillojnë hetime dhe gërmime pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze masive të personave të zhdukur gjatë luftës.
Kanal10 do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast./Gazeta10