Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mujka i ‘Ibër Lepencit’ konfirmon aksionin për rrënimin e 11 shtëpive në Ujman

Gazeta10
21 July 2026 - 10:15

Kryeshfi ekzekutiv i Ibër Lepencit, Faruk Mujka ka konfirmuar aksionin për rrënimin e 11 shtëpive në pronën e kësaj ndërmarrje në liqenin e Ujmanit.

“Inspektorati i Ministrisë së Ambientit është duke e zhvilluar këtë aksion”, tha ai.

Mujka bëri me dije se 11 personave që kishin ndërtuar shtëpi në pronën e Ibër Lepencit u ishte kërkuar qysh më 3 korrik të heqin të gjitha gjërat që kanë në këto objekte dhe t’I lirojnë ato deri më 17 korrik.

“Ata nuk e kanë bërë këtë gjë, kështu që ne kemi lajmëruar inspektoratin dhe ata kanë shkuar sot për të kryer punë”, tha Mujka për Kosovapress.

“Njëherë pritet t’i largojnë të gjitha gjërat nga shtëpitë e mandej t’i rrënojnë ato”.

Aksion tek Liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave ilegale – detaje nga Policia

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.