
I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10 i është përgjigjur ankesave të banorëve të kësaj komune lidhur me rrugën nacionale Vushtrri-Skenderaj.
Idrizi bëri të ditur se tashmë është dhënë tenderi dhe asfaltimi i asaj rruge pritet të nis së shpejti.
Ai tha se një gjë e tillë, është e nevojshme e sidomos në fshatin Bruznik të kësaj komune.
Idrizi mes tjerash foli edhe për shërbimet tjera brenda Vushtrrisë, duke thënë se ekziston kompania komunale që kryen shërbimet publike.
“E kemi kompaninë komunale ku aksionar është komuna e Vushtrrisë 100%, nuk kemi kompani private. E kryen punën perfekt, asnjë ankesë deri sot nuk e kemi sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Pas marrjes së mandatit, i kemi dhënë shërbime sikurse edhe ndriçimin publik, nuk shpallim tender për ndriçim publik, e kemi kompaninë që i ka punësuar tre elektricistë dhe ata kujdesen shumë shpejt kudo që ka nevojë për ndërrimin e poçeve. Qëllimi ka qenë më iu ik procedurave të tenderimit për disa shërbime dhe ia jemi dhënë kompanisë“, tha ai.
“Rruga që lidh Vushtrrinë me Skenderajin është regjionale, kujdeset ministria. Sipas informatave që kam, është dhënë tenderi dhe tashmë pritet riasfaltimi prej Polacit deri në Vushtrri.Vërtetë ka nevojë shumë e sidomos në fshatin Bruznik”.