
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media sot ka thënë se në takimin e djeshëm me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, të gjitha partitë e afërta me Albin Kurtin kanë kërkuar datën 9 ose 16 shkurt.
Sipas Haradinajt, kjo tregon se s’kanë qenë në gatishmëri për shpërbërje të Kuvendit, duke qenë se nuk pranuan që të afrojnë zgjedhjet për disa javë.
Për Haradinajn, një gjë e tillë ka vërtetuar se partia në pushtet po kërkon që të qëndrojë një pushtet edhe një ditë më shumë.
“I shohim partitë e afërta me VV-në e shtyn deri në ditën e fundit, kërkojnë me 9 ose 16 shkurt, kjo është një shpërputhje e madhe, mes një gatishmërie për shpërbërje, kur ata s’janë në gjendje me afru disa javë. Pamja e djeshme ka qeneë vërtetë qëllimi i shpërbërjes së Kuvendit. Dje partitë e afërta me Kurtin . Nuk guxon kryeminiostri me pas aktivitete tjera kur e fton Presidentja për një temë si zgjedhjet, dikur ai e merrte inciativën mi ftu partite, Dje u vërtetu që ata po kërkojnë edhe një ditë ma shumë me mbet në pushtet. Krejt partitë e afërta me Kurtin dje, kanë kërku 9 shkurt dhe 16 shkurt”, tha Haradinaj para gazetarëve.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e djeshëm me Osmanin dhe kryetarët tjerë të partive politike parlamentare.
Ai kishte deleguar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca por i njëjti nuk u lejua, pasi siç tha presidentja kanë respektuar parimin se duhet të jenë të pranishëm vetëm për kryetarët, ndërsa për arsyen e mungesë së Kurtit, e para e shtetit tha se nuk e di.
“Nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesmarrjen e Kurtit në këtë rast, edhe pse siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve të partive. Nënkryetari Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim, por të gjitha partitë kanë qenë të informuara që ky takim është për nivel, këtë parim e kemi mbajtur per të gjithë dhe me mirekuptim e ka zbatuar. Ska qenë prezent kryetari i VV-së, arsyet nuk i dimë, mund ta pyesni atë drejtëpërdrejtë, po supozoj që është në zyrë, mund të shkoni ta pyesni”, tha Osmani në konferencën e mbajtur dje.
Mirëpo, me të përfunduar takimi, Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti kishte qenë në drekë me ftesë të ambasadorit të BE-së dhe vendeve tjera të akredituara.