
Publicisti i njohur, Halil Matoshi i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-presidentit Thaçi për vdekjen e Haxhit Thaçit.
Ai mungesën e Thaçit në varrim e quajti cenim drejtësie teksa shtoi se duhet kërkuar drejtësia, pasi pa të “shembet shtëpia”.
Matoshi në postimin e tij, mes tjerash përmendi edhe thënie e famshme të Herodotit ” “Në paqe djemtë varrosin baballarët; në luftë, baballarët varrosin djemtë.”
Postimi i plotë:
Gajret Hashim!
Mbi dymijë vjet më parë, Herodoti, shkruejti: “Në paqe djemtë varrosin baballarët; në luftë, baballarët varrosin djemtë.”
1.
Sot në lirinë e Kosovës, pra në paqe, t’birit të Haxhisë, ish Presidentit Hashim Thaçi nuk iu njoh e drejta natyrore e juridike (nga drejtësia oksidentale!?) me e vorrosë babën e tina, simas traditave t’moçme vendore, sa vet koha.
2.
Gjykata Speciale ka cenu të drejtat e njeriut në këtë rast, po kjo nuk u jep të drejtë as s’u bân nerë disa njerëzve zemërfyt, me u rebelue kundër drejtësisë, sepse kosovarët në sh’pi t’vet s’po dojnë me dâ drejtësi, e sh’pia pa drejtësi shèmbet!
3.
Megjthse Bacit Haxhi nuk i metën sytë çelë as për Kosovën qe u bâ shtet, as për t’birin, me të cilin u fal tre ditë pa dekë, ndjeva nji ngushtim për Hashimin që nuk e lejuen me i ra përftyre, e me ia majt mèn babës nurin e dekës.
I letë i koftë dheu i Atdheut!
Ngushëllime Hashimit dhe familjës për kreun e sh’pisë tyne!