
Munishi ishte ndër emrat më të komentuar në Facebook se kush duhet të jetë përzgjedhësi i ri, pas largimit të Primozh Glihës. Emri i Munishit u përmend më së shumti krahas Lorik Canës, Ilir Dajës, Bensik Hasit e Gianni De Biasit.
“I falënderoj lexuesit dhe fansat për përkrahjen. Unë akoma nuk e shoh veten si selektor të Kosovës, sidomos me këtë mënyrë të udhëheqjes së futbollit kosovar. Ndihem i privilegjuar që populli vlerëson talentin dhe karakterin tim duke më futur në grup me këta trajnerë fantastikë dhe emra të mëdhenj”, ka shkruar ai në Facebook.
Gliha u largua nga FFK-ja pasi i përfundoi kontrata pas ndeshjes me Bjellorusinë.