Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Mbi 61 mijë familje të cënueshme kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike

Gazeta10
02 March 2024 - 13:29

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbi 61 mijë kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Murati ka thënë se subvencionimi po vazhdon edhe gjatë këtij muaji. Subvencionimi do të realizohet direkt në faturat e energjisë elektrike.

“Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme. Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese. Programi mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike”, ka shkruar Murati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.