Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Murgull dhe Repa, vendet me të prekurat me vërshime në Podujevë

Gazeta10
20 November 2022 - 16:08

Si pasojë reshjeve të sotme të shiut disa fshatra në Podujevë janë prekur nga vërshimet.

Gjendje më e rënduar nga vërshimet në këtë komunë janë fshatrat Murgull dhe Repë.

Pas reshjeve të shiut, vërshime ka edhe në Podujevë, ku kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, doli vetë në terren për ta parë gjendjen.

Tash për tash nuk dihet dëmi i shkaktuar si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në Komunën e Podujevës, por mendohet se shumë shtëpi, biznese, toka bujqësore kanë pasur dëme të konsiderueshme. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.