
Arijanet Muric ka zhvilluar vetëm paraqitjen e tij të dytë me fanelën e Burnleyt në Premier League.
Mirëpo, në dy rastet, Muric doli të jetë shpëtimtari i skuadrës së tij, pasi me të në portë, Burnley ka një fitore e një barazim.
Portieri kosovar është pjesë e formacionit të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez, duke qenë më i miri i skuadrës së tij në barazimin ndaj Chelseat.
Në fakt, Muric u vlerësua me notën 10 për paraqitjen e tij në “Stamford Bridge”.
Gardiani i portës së Kosovës kishte 11 pritje, 8 prej tyre brenda zonës së rrezikshme.
Formacionin e javës e kompletojnë katërshja e mbrojtjës që përbëhet nga Bradley, O’Shea, Ajer dhe Gvardiol.
Në mesfushë është Rodri, ndërsa më të avancuar janë Barnes, Cullen dhe Palmer.
Në sulm janë Ben Brereton Diaz dhe Alexander Isak, me nga dy gola të shënuar.
Muric i ishte bashkuar Burnleyt në vitin 2022 nga Manchester City për shumën e 3 milionë eurove.