Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murtaja afrikane e derrit arrin në Kosovë, në këtë komunë konfirmohen rastet e para

Gazeta10
27 July 2023 - 13:02

Komuna e Dragashit, ka kërkuar nga qytetarët e që të shtojnë kujdesinë për shkak se është konfirmuar  prezenca e murtajës afrikane të derrit në këtë komunë.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo sëmundje mund të mos jetë ngjitëse tek njeriu, por që sërish kërkohet kujdes i shtuar.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje. Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.