
Valon Murtezaj nga LDK-ja ka komentuar planin franko-gjerman në “Prime Time” duke thënë se ky dokument është në proces të sipër dhe kjo gjë është e mirë sepse i bie që ka mundësi të negociohet nga palët, raporton Gazeta10.
“Në versionet që kemi parë të planit franko-gjerman, janë dokumente në zhvillim e sipër nuk janë përfundimtare dhe kjo është një gjë e mirë sepse mundet të ndikohet gjatë procesit të negociatave të këtyre dokumenteve. Por puna e parë që Qeveria duhet të bëjë është që ta dijë qartë se çfarë dëshirojmë nga ky proces.”, ka thënë Murtezaj.
Tutje, Murtezaj ka kritikuar edhe Qeverinë për mos transparencë lidhur me dialogun dhe spektrin politik për mosbashkëpunim.
“Dialogu prej qysh ka filluar që 10 vite apo më shumë do duhej të konsiderohej si çështje e interesit nacional, marrëdhënieve ndërkombëtare por edhe çështje e integrimit në BE. Kosova nuk është se nuk e ka konsideruar si të tillë por asnjëherë nuk është se ka pasur një të krijim te frontit të tillë të spektrit kosovar në këtë drejtim dhe kjo i ka shkaktuar probleme shtetit të Kosovës në dialog. Është e rëndësishme që spektri politik të jetë i unifikuar kur flasim për dialogun, nuk mund të themi që nuk është. Por nuk ekzisiton bashkëpunim i ngushtë dhe ka mungesë transparence, kjo i shkon Qeverisë sepse shpesh herë ngjarjet, aktivitetet që lidhen me dialogun kanë kaluar në mbyllje të plotë, kjo nuk është diçka që i ndihmon shtetit të Kosovës.”, ka thënë Murtezaj/Gazeta10