Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musa: Marrëveshja për shtensionim të situatës në veri e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut

Gazeta10
11 July 2023 - 23:44

Arritja e pajtimit për shtensionimin e situatës në veri të vendit për avokatin Skender Musa është kthim në kohën e UNMIK-ut.

Musa në Prime Time tha se Policia e Kosovës është i vetmi organ që sipas lijgit të PK-së, bën vlerësimin e situatës së sigurisë në vend.

Ai thotë se Policia e EULEX-it ka mision vëshgues e këshillues, por jo edhe vlerësues të situatës së sigurisë.

Ndërsa, KFOR-i sipas tij ka mandat për të siguruar kufijtë e vendit dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve sipas Rezolutës 1244.

“Tensionimi i situatës në veri bëhet duke e reduktuar policinë e rregullt të Kosovës që funksionin në veri. Kjo pa asnjë dyshim e ka sjell situatën në kohën e UNMIK-ut. Tash për tash në bazë të ligjit për Policinë e Kosovës, aktit më të lartë kushtetues, i vetmi institucion që mundet me ba vlerësimin e situatës së sigurisë është Policia e Kosovës. .”, deklaroi Musa në Prime Time.

Në takimin e djeshëm në Bratislavë, Bislimi-Laçak u dakordua për katër pika, ku përfshihet edhe deklarata publike e Qeverisë së Kosovёs që mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.