Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Musa: Mbrojtja t’i përdorë dëshmitë nga gjykimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës

Gazeta10
05 April 2023 - 21:06

Avokati Skender Musa ka folur në Politiko rreth prezantimit të paraqitur nga prokurorët e ZPS-së në ditën e parë të procesit të gjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë.

Musa deklaroi se nuk ka pasur keqtrajtime ndaj zyrtarëve të LDK-së ashtu siç pretendon Prokuroria, dhe se për të njëjtat mbrojtja e të akuzuarve mund të marrë si dëshmi edhe deklaratën e ish-presidentit Ibrahim Rugova që pati dhënë në Tribunalin e Hagës, shkruan Gazeta10.

Edhe dëshmia nga gjykimi i ish-presidentit të Jugosllavisë e Serbisë, Slobodan Millosheviq i akuzuar nga ky tribunal për krime në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e në Kroaci, mund të jetë favor të të akuzuarve.

 “Gjatë luftës nuk ka pasur keqtrajtime nëpër zonat e UÇK-së, as ndalime ndaj zyrtarëve të LDK-së, këtë e ka dëshmuar edhe Ibragim Rugova. Mbrotja është mirë të marrë dëshmitë e dhëna nga gjykimi i Milloshevicit në Hagë. Ato janë dëshmitë më të mira dhe më të forta në favor të mbrojtjes. Ato mund të merren nga Zyra administrative e Hagës, ose nga ish-mbrojtësit ose ish-prokurorët.”, tha Musa tutje në Politiko.

Aika përmendur edhe rolin e LDK-së gjatë luftës në Kosovë, për të cilin thotë se ishte i jashtëzakonshëm.

“LDK-ja gjatë luftës ka qenë një logjistikë e jashtëzakonisht e fuqishme e UÇK-së dhe e popullit që kanë qenë nëpër zona të caktuara.”, shtoi Musa në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.