Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Gërvallës: Je “nana e thashethemeve”

Gazeta10
02 June 2023 - 18:39

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në fjalën e mbajtur për situatën në veri, ka hedhur kritika në drejtim të kryeminsitrit Kurti dhe kryediplomates Gervalla, për reagimin në këtë situatë, raporton Gazeta Blic.

Musliu tha se nuk ka ndonjë kryeministër në botë që në atë vend që qeveris nuk e ka familjen e tij.

“Nuk ka ndonjë kryeministër në botë që në atë vend që qeveris nuk e ka familjen e tij” tha Musliu-Shoshi.

Tutje Musliu e ka cilësuar Gërvallën si “nana e thashethemeve” dhe ka thënë se e njëjta po ia humb kredibilitetin Kosovës.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ministres Gërvalla.

“E nderuar zonja deputete, deklarimi juaj “që Kosova nuk ka patur drejtë te shpallë Pavarësinë” tregon papjekurinë tuaj politike” tha Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.