Gazeta10

Musliu i drejtohet Mehajt: Ministër mashtrues

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë të hënën se Kosova ka bazë ligjore për dërgimin jashtë vendit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga viti 2013, raporton Gazeta10.

Në këtë mënyrë, Musliu iu ka përgjigjur ministrit Armend Mehaj i cili ka thënë se “nga tash ka bazë ligjore për FSK-në që të gjendet jashtë vendit”.

Ajo e quajti Mehajn ministër “norvegjez” i Kosovës, duke e akuzuar për “mashtrim” rreth kësaj çështjeje.

“JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu teksa e ka bashkangjitur edhe ligjin.

“Sot është bërë vetem plotësim ndryhimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes”, ka deklaruar Musliu.

Të hënën Armend Mehaj ka postuar në Facebook duke e dhënë këtë lajm.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke u transformuar në ushtri, pasi Kuvendi i Kosovës në viitn 2018 i kishte miratuar projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Gazeta10

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë