Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Musliu ia largon mikrofonin ministrit Murati

Gazeta10
16 February 2023 - 12:31

Kritika kanë pasur nga deputetë opozitarë ndaj Qeverisë dhe ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Ganimete Musliu e PDK-së ka thënë se Qeveria nuk po di të qeverisë e se e ka shkëputur kontaktin me qytetarë dhe deputetë të VV-së.

“Ministër (Hekuran Murati) sapo e dëshmove se ju jeni kot. Ju nuk e keni idenë se si qeveriset. Ju nuk dini me ru kurgjo. Krejt çka dini me ru në këtë vend është Martin Berisha, sepse ai është thesar për juve. Ju nuk e dini se me çfarë përballen qytetarët se ju e keni shkëputë kontaktin edhe me deputetë të juve. Nuk mundeni me mbulu diellin me shoshë. Një kryeministër që nuk e sheh vendin e vet të denjë për ta rritë fëmijën e tij ai nuk mund ta ndalë largimin nga Kosova”.

Përgjigje ndaj replikave ka filluar të japë ministri Murati, dhe që ka nxitur sërish reagimin e opozitës. Sipas tyre ai nuk ka të drejtë ta marrë fjalën për replikat e deputetëve.

E pas kësaj, Musliu është ngritur dhe ia ka larguar mikrofonin Muratit.

Pas konsultimeve me deputetë për rregulloren e Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ia ka ndërprerë fjalën ministrit.

Kurse, Selmanaj e ka quajtur Muratin joserioz.

“Kryeministër me juve e kam.. aq deregje ka ardhë kjo qeveri sa ministrin ma joserioz e qitet me folë”.

Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se Kosova është shndërruar në sistem të subvencioneve jo të zhvillimit.

“70 për qind i ke subvencione. 42 për qind të buxhetit ne e çojmë në subvencione”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.