Gazeta10

Musliu për atentatet: Do të ftohet në raportim drejtori i AKI-së

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganime Musliu ka folur në Prime Time rreth tentim-atentatit ndaj saj dhe kreut të këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.

Musliu tha se për këtë rast, bashkë me Krasniqin janë intervistuar nga organet e sigurisë së Kosovës.

Derisa tha se tentim-atentatin e ka pranuar me shqetësim, deputetja Musliu e ka quajtur të papranueshme që 23 vjet pas luftës, ende ka paralajmërime të tilla, shkruan Gazeta10.

“Unë jam intervistuar nga organet e sigurisë, edhe kryetari i partisë po ashtu i ka kryer procedurat e intervistimit. Po ashtu, e kam marrë një listë të rekomandimeve për kujdesin që duhet pasë. Derisa të dalin me një raport organet e sigurisë, unë s’mund të shtoj asgjë. Këtë, e kam marrë me shqetësim. Është e papranueshme që 23 vjet pasluftës të kemi paralajmërime dhe lajme të tilla. Nuk do të mund asgjë dhe askush të më frikësoj për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës. Nuk i kam borxh askujt, s’jam e përfshirë në asnjë vepër”, tha Musliu në Prime Time.

Musliu ka shtuar se për këtë rast do të ftohet për raportim në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

“Rastet e tilla duhet të trajtohen me seriozitet. Ajo çka më ka shqetësu ka qenë heshtja totale e Qeverisë, e kryeministrit dhe Presidentës. Krejt cka kisha dashtë me pa, është që ata me u distancu nga rastet e tilla”, tha tutje Musliu. /Gazeta10  

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova