
Mulla Osman Musliu, në debatin Politiko, ka folur për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, ku është shprehur se Skënderbeu është heroi kombëtar i tij vetëm nëse është ashtu i shpallur, dhe jo zog i Krishtërimit, raporton Gazeta10.
“Nëse rilindasit e kanë bo si figurë kombëtare të shqiptarëve po, po nese Hashim Thaqi ka thënë në katedrale se është zog i Krishtërimit, nëse është zog i Krishtërizmit atëherë nuk është hero i imi se unë jam musliman. Nuk më vjen marre mu këtë punë me thonë”, tha Musliu./Gazeta10.