Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se subjekti i tij politik synon që të arrijë rezultatet që i ka pasur në zgjedhjet lokale.
“Këto reforma, këto ndryshime kanë prodhuar rezultat një here dhe presim të prodhojnë rezultat edhe këtë here”, ka thënë Mustafa.
I pyetur nëse kanë vija të kuqe për koalicione me partitë e tjera, Mustafa ka thënë se për këtë çështje mund të flasë pas 10 shkurtit. /Gazeta10/