Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa: Tërmeti nuk e kishte potencialin të rrezikonte qytetarët, kishte forcë të ulët

Gazeta10
12 December 2024 - 8:15

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se tërmet ishte në zonën Prizren-Kukës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 në orën 01:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, shkruan ai.

Sipas tij, epiqendra e këtij tërmeti ishte (lokacioni 42.150; 20.570), 15 km në Jugperëndim të Prizrenit dhe 15 km në Veri-Lindje të Kukësit përkatësisht në fshatin Vërmicë.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkruan Mustafa./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.