
Ragmi Mustafi nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në në komunën e Bujanocit ka thënë se përgjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, Serbia ka shkruar drejt një procesi të nacionalizimit.
Kjo sipas Musafit ka bërë që shqiptarët në luginë të Preshevës të ndodhen përpara një qasje armiqsore, duke ua mohuar atyre edhe të drejtat kolektive, shkruan Gazeta10.
“Shqiptarët gjenden në një qasje armiqsore të qeverisë ndaj shqiptarëve në luginë të Preshëvës. Asociacioni ngrit edhe dicka çështje tjera. Frika më e madhe është nësë Beogradi do ta përdor si instrument shtesë, për ta minuar shtetin e Kosovës. Dhe, nëse e ka për cështje të serbëvce në Kosovë, pse nuk ua lejon edhe shqiptarëve të Preshevës”, tha Mustafi në Politiko.
Mustafi deklaroi se në kuadër të një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të ishte mirë që të trajtohet edhe pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
‘Reciprocitetin e shohim si një mënyrë për tu arritur barazia, e në rast se marrëveshja Kosovë-Serbi e ka për qëllim paqen e qëndrueshme, ne kemi konsideruar që të trajtohet edhe çështja e korpusit të shqiptarëve dhe pozita e tyre e vështirë”, tha tutje Mustafi. /Gazeta10