Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Myftiu Tërnava jep mesazhin për festën e Fitër Bajram

Gazeta10
20 April 2023 - 8:18

E enjtja e 20 prillit është dita e fundit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, raporton Gazeta10.

Pas 30 ditë agjërimi, sakrifice e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të premtën më 21 prill Fitër Bajramin.

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e “Bajramit të Madh”.

Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në selinë e BIK-ut.

Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit, do të bëhet në ora 06:23./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.