
Diell Kongjeli një djali i ri në moshë por me talent të madh, që mes tjerash ka vazhduar të ndjek ëndrrën e tij të punojë si rregullues i thonjve si edhe të punoj si frizer pavarësisht paragjykimeve.
Ai në emisionin e “Pasdites” në Kanal10 ka tregur se si është paragjykuar edhe nga familjarët e tij për punën që ai i bënë, por pasioni për punën nuk e ndaloj asgjë që ai të vazhdojë këtë ëndërr, raporton Gazeta10.
“Paragjykimet edhe sot nuk ndalen gjithmonë do të ketë për çdo person, ata të cilët merren me paragjykimet janë të shumta, edhe në fillimet e mija kom marr paragjykime shumë sepse në ata kohë nuk ka pasur femra që rregullojnë thonjtë e le më femra,kom marr paragjykimi në mahall, shoqëri edhe në familje e plotë tjerë”, ka thënë ai.
Dielli gjithashtu ka treguar se ka pasur shumë paragjykime të llojeve të ndryshme për të vazhduar këtë punë duke i thënë se “mos u merr me këtë punë”, “na more ftyrën”si dhe shumë fjalë të tjera./Gazeta10