
Debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” në mes të dy komentatorëve, Halil Matoshit dhe Krenar Shalës.
Ky debat ka ndodhur si rrjedhojë e mospërputhjes së mendimeve sa i përket cështjes së dinarit, raporton Gazeta10.
Komentatori politik, Krenar Shala ju është drejtuar Matoshit duke i thënë se ‘na ka hi arusha në shtëpi, e tash Matoshi po thotë mos e nguc arushën se të hanë’.
Ndërsa Matoshi ka replikuar duke i thënë se ‘nuk ka arushë, arushën nga shtëpia e kanë nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999, më saktësisht Serbinë nga Kosovë’.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10